SARANDA TERRACES – BASHKOJUNI STILIT JONIAN TË JETESËS

 

POZICIONI – ÇELËSI I SUKSESIT

 

APARTAMENTET – ARKITEKTURA NË PËRPUTHJE ME PROJEKTIN

1
1

VENDNDODHJA

Qyteti bregdetar i Sarandës – përqark një gjiri me dalje në detin Jon – konsiderohet si kryeqyteti jozyrtar i Rivierës shqiptare, një qytet me plot gjëra për të parë e për të bërë.
Ai ndodhet në skajin jugor të vendit, pranë kufirit të Greqisë, përballë ishullit të Korfuzit. Aty ka shumë plazhe mahnitëse ranore dhe gurishtore.
Duke pasur parasysh qasjen e saj bregdetare dhe klimën Mesdhetare me pesë muaj kohë të ngrohtë, Saranda është bërë një pikë e rëndësishme turistike që me rrëzimin e komunizmit në Shqipëri. Saranda, ashtu si dhe pjesa tjetër e Rivierës Shqiptare, sipas gazetës britanike “the Guardian”, “është e prirur të bëhet perla e re e pazbuluar e Mesdheut të mbipopulluar”.
Saranda është lehtësisht e arritshme nga Tirana, kryeqyteti, ose qytete të tjera të Shqipërisë, si dhe nga jashtë shtetit në disa mënyra. Është përafërsisht 1 orë nga Korfuzi me traget.

Klima Mesdhetare

  • Mbi 300 ditë me diell në vit
  • Temperatura të balancuara dhe të përshtatshme gjatë gjithë vitit
  • Dimra të butë

Mjedisi natyror dhe arkeologjia

  • Gjire të shumta dhe plazhe natyrore në afërsi
  • Vijë bregdetare shkëmbore me plazhe ranore dhe gurore
  • Shpat kodrinor i gjelbër
  • Pika të panumërta turistike përfshirë qytetin antik të Butrintit, Syrin e Kaltër ose Ksamilin

Gastronomi e shkëlqyer dhe jetë nate e larmishme

  • Prioritet janë prodhimet e detit me origjinë natyrore
  • Shije mesdhetare të ndikuara nga kuzhina greke, turke dhe italiane
  • Bare dhe klube me atmosferë komode dhe festive
38000
Godina banimi dhe komerciale
214
Apartamente luksoze
33
Dyqane
179
Hapësira parkimi

NDËRTESA

Ndërtesa ndodhet në një lagje të qetë banimi në vijën bregdetare veriore të Sarandës me pamje të mahnitshme nga deti.
Është 10 minuta me këmbë nga porti dhe qendra e qytetit dhe 100 metra nga plazhi më i afërt me ujë të kristaltë. Në breg ndodhen një numër restorantesh dhe bare plazhi që ofrojnë një shumëllojshmëri të madhe të prodhimeve të freskëta të detit dhe kuzhinës mesdhetare.

Me suvatimet e saj në ngjyrë të bardhë të përzier, godina përshtatet në mënyrë perfekte me mjediset e saj të ndërtuara dhe ato natyrore.

Kompleksi i ndërtimit përfshin një sipërfaqe banesash dhe komerciale prej 38000 m2 në 12 kate. Aty ndodhen 214 apartamente luksoze në 7 kate. Shumica e apartamenteve kanë veranda të bollshme me diell, me pamje të mahnitshme nga deti. Filozofia jonë është që, duke u bërë pjesë e hapësirave të banimit, verandat me përmasa të shtuara të ofrojnë mundësi për të shijuar stilin e vërtetë Jonian të jetesës.

Madhësia e apartamenteve varion nga 45 në 170 m2, me një, dy ose tre dhoma gjumi.

Ndërtesa mund të mbajë 33 dyqane, të tilla si dyqane mode dhe aksesorësh, sallon bukurie, palestër dhe restorante, kafene, bare në një sipërfaqe komerciale prej 8600 m2 në 3 kate.

Brenda ndërtesës ndodhet një kopsht unik që shërben si një hapësirë e jashtme komunitare. Parkimi mund të jetë i vështirë në këtë zonë, por Saranda Terraces ofron 179 hapësira private parkimi në 2 kate me system hyrjeje me kartë sigurie.

Ndërtimi është në vazhdim. Pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2019.

APARTAMENTET

Arkitektura e cilësisë së lartë përputhet me projektin luksoz.

Ka 6 kafaze të veçanta shkallësh në kompleksin e ndërtimit. Në përputhje me kërkesat moderne godinat janë pajisur me ashensorë.

Apartamentet janë pajisur me dyer dhe dritare alumini, qepena të motorizuara.
Dyert e hyrjes janë dyer sigurie me shumë pika mbylljeje.
Dhomat, hapësira e ndenjies dhe ngrënies kanë dysheme qeramike me ngjyrë të hapur dhe mure të lyera me bojë të bardhë.
Verandat kanë dysheme gresi kundër rrëshqitjeve dhe janë të pajisura me sita transparente ballkoni, pjergulla druri dhe ndriçim të përshtatshëm.
Njësitë sanitare (banjot, tualetet) janë plotësisht të pajisura dhe vishen me dysheme qeramike dhe pllaka muresh.
Të gjitha ambientet e tjera të apartamenteve janë gati për t’u mobiluar.

Na kontaktoni – Jemi këtu për t’ju ndihmuar

Për më tepër informacion apo për të caktuar një takim:

Ose plotësoni formularin e mëposhtëm dhe kolegu ynë do t’ju kontaktojë.